Këshilli bashkiak i Mariupolit ka denoncuar se Rusia ka bombarduar një spital fëmijësh dhe një maternitet në qytetin e Mariupolit.
Me anë të një postimi në Facebook, zyrtarët thanë se “trupat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht”.
Zyrtarët bashkiakë shtuan se ende nuk dihet numri i viktimave që ka lënë pas ky sulm.
Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.
“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelenski.
Post a Comment