Bluja e PD-së, e kuqja e LSI-së, del logoja e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, pjesë edhe Nard Ndoka

      
    
      
Koalicioni i LSI-së dhe mbështetësve të Berishës nga Partia Demokratike kanë publikuar sëfundmi logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Logoja i ngjan atyre që PD ka përdorur gjatë periudhës kur ish-kryeministri Berisha bënte fushatë. Ajo është në formën e një rrethi, ku në pjesën e sipërme të tij shkruhet “Shtëpia e Lirisë” dhe në pjesën e poshtme është flamuri kombëtar.  
 
   
LSI nuk ka nxjerrë kandidatë në këto zgjedhje lokale, por është shprehur se do të mbështeëse emrat e dalë nga primaret e Berishës që u zhvilluan fundjavën që sapo lamë pas. Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me PDK.
Kandidatët e këtij koalicioni do të garojnë përballë socialistëve si edhe emrave që do të nxjerrë Partia Demokratike zyrtare. Kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë janë: –Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër –Ardia Muka në bashkinë Durrës –Elton Bano në bashkinë Lushnje –Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë –Lulzim Vrana në bashkinë Vorë –Bardh Spahia në bashkinë Shkodër /abcnews.al  
 
   

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.