E FUNDIT/ Berisha “plas bombën”: Jemi në koalicion me LSI-në, do të quhet “Shtëpia e Lirisë”!

Në konferencën e prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmon koalicionin me LSI.
 
 
    Në fjalën e tij Berisha ka konfirmuar se kandidatët e tij do të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit më 6 Mars si koalicion dhe se pjesë e këtij koalicionit është LSI. “Kandidatët do të jenë pjesë e një koalicioni. LSI është pjesë e këtij koalicionit. Po shikohen modalitetet që përcakton ligji”, tha Berisha.       
    
       Kujtojmë se Berisha ka konfirmuar si kandidat në këto zgjedhje për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahinë./ Gazeta Shqip

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.