Yuri Kim siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas.
Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Jemi krenarë që jemi Aleati juaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në BE. Duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë, më e pasur. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës,”-shkruan ambasadorja.
Berisha u shpall “non grata” nga Amerika më 19 maj, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi përkohësisht nga grupi parlamentar, më 9 shtator. Që nga ajo ditë, Berisha ka nisur një aksion për të ‘hapur’ PD-në, duke shprehur hapur ambiecjet e tij për të drejtuar edhe njëherë forcën më të madhe opozitare në vend. Megjithatë Kim e ka shprehur qartë se Amerika njeh si kryetar të PD-së vetëm Lulzim Bashën.
Post a Comment