PUBLIKOHET VIDEO/ Sirtarë të hapur dhe dokumente të zhdukura, si duket zyra e Belind Këlliçit pas bastisjes

 


Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme në polici se i janë futur me forcë në zyrë dhe i kanë vjedhur materiale personale të tij.

Ai ka akuzuar Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin si dy përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje, pasi u shpreh se vetëm ata të dy mund ta jepnin një urdhër të tillë në selinë e PD-së.

Ndërkohë, është publikuar edhe video kur Këlliçi së bashku me zyrtarë të tjerë të PD-së që mbështesin Berishën futen në zyrë dhe e gjejnë atë të bastisur.

Siç duket edhe në video, sirtarët e tavolinës janë hapur, teksa Këlliçi thotë se i kanë marrë ehde një “Hard Disk” të jashtëm ku kishte shumë dokumente të rëndësishme


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.