“Për këdo që mashtron dhe godet Lulzim Bashën”/ PD i përgjigjet Berishës me video e fortë

 


Vetëm pak minuta përpara se të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se nëse Partia Demokratike zgjedh kryetar një person të shpallur “non grata”, referuar Sali Berishës, do të ketë pasoja.

Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu u shpreh PD lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.


“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.
Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.
Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve”, shprehet ai.



0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.