Tiranë-Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një reagim për emisionin Breaking në Top News reagoi ndaj njerëzve pro Berisha, si Indrit Hoxha se nesër demokratët e Foltores pas Kuvendit të 11 dhjetorit do t’i drejtohen selisë së PD-së.
Ai theksoi se nesër do të jetë në selinë e PD-së dhe se kushdo që vjen me qëllimin e mirë është i mirëpritur, por nëse vjen me qëllimin e gabuar ta llogarisë mirë se mban përgjegjësi.
Cilido që vjen me qëllime të gabuar mban përgjegjësi, e mat mirë se se çfarë do të bëjë. Nuk do të ketë asnjë incident demokratët e njohin mirë njëri-tjetrin, kur thua foltore, për fat të keq mendje të shkon te incidentet. Asnjë frikë nuk duhet të kenë demokratët, gjithsecili është në shtëpinë e vet. Ka një manifestim antimerikan, nuk ka ndonjë Kuvend. Ata mund të shkarkojnë edhe presidentin Biden”, tha Salianji në Breaking.
Më tej ai theksoi se “shpifjet, mashtrimet, e denigrimet e demokratëve për 30 vite, e tani të thuash se jemi ne shpëtimtarët kjo është një situatë tragjikomike. Unë vendos në themel betejën, është një betejë mes lindjes dhe perëndimit. Mes frymë që kërkon të bëjë PD si pronë personale dhe tribale dhe me as atyre që PD është në interesin e demokratëve”./ Gazeta Shqip
Post a Comment