Në Shqipëri janë rreth 660 mijë automjete që paguajnë siguracion.
Qeveria Rama ka miratuar një ligj ku në bazë të disa faktorëve do të paguhet siguracioni duke u bazuar në: Moshën e shoferit, llojin e automjetit apo numri i aksidenteve. Në bazë të këtyre faktorëve siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe i ulët për ata të mirë.
Gjithashtu do kërkohet të përdoret dhe sistemi "Bonus-Malus" apo e thënë ndryshe historiku i dëmeve të mjetit. Pra kush ka shkaktuar më shumë aksidente paguan më shumë, ata që nuk kryejnë shkelje paguajnë më pak.
Post a Comment