Mesazh për Berishën? Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në selinë e PD, takim me Bashën

 


Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërriotur sot në Tiranë.

Takimet, zyrtari i lartë i SHBA i nisi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Pak minuta më parë ai mbërriti në selinë e PD-së, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Më vonë, ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, si dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD./Gazeta SHQIP



0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.