Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendimin se konsorciumi amerikano-turk “Behtel & Enka” mund t’i ndërtojë autostradat në Korridorin 8.
Komisioni Antikorrupsion, këtë verë, para Gjykatës Kushtetuese kishte kontestuar ligjin e posaçëm në Kuvend përmes së cilit, pa shpalljen e tenderit i mundësohet kontraktuesit që të lidhë marrëveshje për ndërtimin e autostradave.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook ka shprehur kënaqësinë e tij për realizimin e këtij projekti duke e quajtur, më të madhin në historinë e vendit në sferën e infrastrukturës.
Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8 dhe Korridori 10 nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre! Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt REALITET!”, ka shkruar Ali Ahmeti në Facebook.
Ndërsa, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, ka falënderuar gjykatësit e Kushtetueses, siç thotë për profesionalizmin e treguar
“Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka”, ka shkruar Zv/Kryeministri Grubi në FB.
Paraprakisht, Ministria për Transport dhe Lidhje, ligjin e këtillë e arsyetoi se “Behtel & Enka” në këtë mënyrë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase do t`i përfundojnë projektet, derisa përmes shpalljes së tenderit mund të ketë vonesa gjatë procedurave.
Post a Comment