Kryeministri i vendit Edi Rama është nderuar ditën e sotme me çmimin “Vital Voices Global”. Ky çmim ka ardhur pas vendimit për të strehuar afganët në Shqipëri.
Bëhet me dije se çmimi është dhënë nga Hillary Clinton e velrësoi ndër të tjera kryeministrin Rama edhe për përfshirjen e grave në qeveri.
Ceremonia është zhvilluar në New York, teksa kryeministri është shfaqur së bashku me familjen bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho.
Rama në fjalën e tij falenderuese tha se para 30 vitesh shqiptarët ishin si afganët sot.
“Kur mu desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët postova një foto të afganëve në avion në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli ding me njerëz dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë. E njëjta pamje, të njëjtit njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme. Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha jo pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni publik ishte në mbështetje të mikpritjes së tij. Duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se në këtë kohë ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep”, tha Rama./Gazeta Shqip
Post a Comment