Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi nuk është lejuar t’i bashkohet punimeve të Kuvendit të Berishës.
Sipas Report Tv, ai shihet teksa shkon për t’u futur brenda stadiumit ‘Air Albania’, por nga aty largohet, për arsye që nuk dihen ende.
Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.
Dy më të rëndësishmet, miratimi i Nenit ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe pëfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit. Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mosbesimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan për Report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do te ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.
Post a Comment