Kievit i duhet një arsenal i fortë nuklear që të dalë fituese në luftë kundër Rusisë, ka thënë ish kreu i shërbimit të sigurisë së këtij vendi, derisa tensionet janë rritur mes dy kombeve pas shqetësimeve se Moska mund ta sulmojë fqinjin e saj.
Igor Smeshko kritikoi mungesën e ndihmës nga të ashtuquajturit “miq perëndimorë” në ofrimin e ndihmës kundër agresionit të forcave ruse.
“Nëse do të kishim arsenalin e tretë më të madh atomik, armët taktike nukleare, ndoshta do t’ia kishim dalë pa Perëndimin,” pretendoi ai.
“Çdo luftë fillon kur ka kushte ushtarake, ekonomike dhe politike-diplomatike për të. Nëse flasim për mundësinë që Rusia të nis një luftë të plotë sot, për fat të keq, ka krejt potencialin ushtarak dhe teknik,” – u shpreh ai.
Numri i trupave ruse në kufi me Ukrainën ka kaluar numrin 125 mijë.
Post a Comment