Kryeministri Edi Rama u vlerësua me çmimin “Vital Voices Global” për strehimin e afganëve. Ishte ish-kandidatja për Presidente e SHBA-së, Hillary Clinton që e falenderoi Ramën për udhëheqjen e tij. Ndër të tjera, Clinton vlerësoi edhe vendimin e tij për të pasur një kabinet qeveritar me më shumë gra.
Sa i përket kësaj çështje, kryeministri Edi Rama tha se ka ndjekur këshillë e “zonjës së hekurt” Margaret Thatcher. Janë gratë sipas kryeministrit që i bëjnë punët, ndërsa meshkujt janë gati për “muhabet”.
Ndërsa për gratë në qeveri dhe kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kam pse marr lëvdata për këtë sepse e kam bërë duke ndjekur këshillën e “zonjës së hekurt”, Margaret Thatcher. Ajo thoshte nëse do që diçka të thuhet kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje. Ajo nuk zgjodhi asnjë grua për qeverinë e vet ndoshta sepse ishte aty vetë sa për çdo grua. Mua nuk më dilte hesapi kështu që m’u desh të zgjidhja shumë gra për të bërë punën, jo sepse jam i veçantë. Di nga përvoja që nëse do muhabet për diçka, burrat janë gati dhe mund të flasin e të flasin pa mbarim, por nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat. Kjo është këshilla ime modeste”, tha Rama.
Batutat e kreut të qeverisë shkaktuan të qeshura mes të pranishmëve. Ai ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja, Linda dhe djali i vogël, Zaho.
Vital Voices Global është një organizatë ndërkombëtare, jo fitimprurëse, jo qeveritare, e themeluar në SHBA nga Hillary Clinton, Melanne Verveer, Madeleine Albright.
Post a Comment