Një investigim zbuloi pak kohë më parë, se “Ndrangheta” ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar shqiptar, i cili po krijon lidhje gjithnjë e më të forta me kartelet kolumbiane.
Tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës nëse marrim parasysh se konsumi i pluhurit të bardhë është rritur për më shumë se një dekadë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Sipas raportit, roli i luajtur historikisht nga ‘Ndrangheta’ tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe në 10 vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më shumë se ndonjëherë. Sipas raportit të Europol, duket se këto shoqata tani janë në gjendje të menaxhojnë rrjete të mëdha shpërndarëse në Evropë me një shkallë koordinimi ndërkombëtar dhe të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine. Që nga viti 2012, grupet shqipfolëse janë bërë jashtëzakonisht me ndikim në portet kryesore në Amerikën Latine (Venezuelë, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) dhe në Evropë (Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë)
Post a Comment