Gjendet një bombë 907 kg në Kosovë

 


Një bombë 907 kilogramëshe është tërhequr të mërkurën nga pika kufitare në Merdare nga njësitet e FSK-së dhe KFOR-it.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it, eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare, ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Rruga në këtë pikë kufitare u mbyll përkohësisht për qarkullim, derisa më vonë, pas eliminimit të rrezikut, u lirua./klankosova


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.