Deputeti Lulzim Basha bëri sot autogolin e jetës në politikë. Ai nuk surprizon më në atë që mund të quhet si çoroditja emocionale e shkaktuar nga paniku i largimit nga zyra e PD.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia e uzurpuar e PD, Basha këputi mufka pafund.
Ai arriti deri aty sa akuzoi Sali Berishën për 21 janarin e 2011-ës, por ndoshta harroi se ka qenë ministër i Brendshëm gjatë protestës së dhunshme të opozitës që përfundoi me 4 të vrarë në Bulevard
Ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha ishte autoriteti që kishte në vartësi si Gardën e Republikës ashtu edhe Policinë e Shtetit.
Deputeti Basha mund të ketë harruar se çfarë ka qenë para 10 vitesh, ose në të kundërt jemi përpara një shkarlisje mendore degjeneruese.
Ja çfarë tha deputeti Lulzim Basha:
"PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite".
Post a Comment