Berisha e Basha “po hanë njëri-tjetrin”, tallet Rama: Dy të marrë, e gënjen mendja se…

 


Në një moment kur situata në Partinë Demokratike është tensionuar në nivele të larta, Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të ironizojë me dyshen Berisha-Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se brenda selisë blu ndodhen ‘dy të marrë’, me njërin që kërkon të rrijë aty ku është, ndërsa tjetri që kujton se do t’i përmisohet jeta nëse kthehet aty ku ishte dikur.

Në fakt, kryeministri ka cituar një shprehje të famshme të Samuel becket, por që lidhet me situatën aktuale politikë në kampin demokrat, ku ditën e sotme mbështetësit e Berishës dhe Bashës ishin njëkohësisht brenda Selisë.

“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njëri që nuk do asgjë më shumë sesa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëccikë më pak e hidhur“, shkruan Rama.




0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.