Basha pas takimit me Escobar: Do të dëgjoni prej tij për shpalljen “non grata” të Berishës


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për media, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Basha tha para gazetarëve se folën për aktualitetin politik në Shqipëri dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritetet për SHBA dhe Shqipërinë.

Në lidhje me shpallej e Berishës non grata, Basha tha se do të dëgjoni prej zyrtarit të lartë amerikan.

 Është kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë amerikan. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA. Është më shumë interes i Shqipërisë. Ajo për të cilën PD është përpjekur më shumë në këto 8 vite. Ligji për SPAK dhe BKH të miratuara me iniciativën e PD. Te iniciativa jonë për vettingun në politikë. PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit. Sanksionet ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë. Prioritet i PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm në Ballkan dhe Shqipëri.

Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën në rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj që në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Escobar. Diskutuam për ecjen përpara. PD ka disa iniciativa si vettingu i politikanëve dhe ashpërsimi i dënimeve. Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga ai në lidhjet me sanskionet”, tha Basha.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.