Basha para selisë:Jam përpara jush si kryetar që pranon gabimin, dhe kërkon falje

 


Paralelisht me Kuvendin e organizuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një aktivitet para selisë blu për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Teksa zbuloi memorialin e vendosur para selisë të PD , Basha tha se kjo është një ditë kuptimplotë për demokratët.

 Kemi ecur para sprovë pas sprove. Kemi njohur momentet tona të dështimit. Jam përpara jush si kryetar i një familje politike që di të pranojë gabimin, të kërkoj falje, të korrigjohet, të ecë përpara drejt së ardhmes. Ne PD do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane”, tha Basha./Opinion.al

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.