Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla

 


I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla.

Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.