A do ta sulmojë Rusia Ukrainën? Ja si përgjigjet Vladimir Putin

 Presidenti rus Vladimir Putin e quajti provokative pyetjen nëse Rusia do të kryente sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Pas mbylljes së bisedimeve me kryeministrin grek Kiriako Mitsotakis.



“Kjo është pyetje provokuese”, iu përgjigj kreu i shtetit rus gazetarit Andrei Kolesnikov, i cili i drejtoi pyetjen në lidhje me Ukrainën.

Pas mbylljes së bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden, Putin shtoi se vendi i tij “shqetësohet për dëshirën e Ukrainës për t’u integruar në NATO”. Gjithashtu, ai theksoi se “zgjerimi në lindje i NATO-s me Ukrainën është njëra prej çështjeve më të rëndësishme të sigurisë dhe strategjisë së Rusisë.


Putin bisedoi me homologun Biden ditën e djeshme nëpërmjet një video-konference. Bisedimet qenë të tensionura dhe palët nuk ndryshuan qëndrim. Biden kërkoi që Rusia të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Putin kërkoi garanci se NATO nuk do të cënojë Rusinë me politikën e zgjerimit në lindje të Europës. Gjithashtu, presidenti amerikan Biden përsëriti se Rusia do të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe ushtarake nëse sulmon Ukrainën.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.