Përbërësit: 1 filxhan çaji oriz i bardhë, 1 filxhan çaji oriz integral, 5 filxhanë ujë ose lëng perimesh, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 100 gram rrush të thatë, 1 qepë të thatë, 1 karotë, kripë, piper
Si përgatitet: Kaurdisim fillimisht qepën dhe karotën për pak minuta. Më pas shtojmë orizin e errët dhe ujë të ngrohtë dhe e lemë për 5 minuta të marrë valë. Shtojmë më pas orizin tjetër dhe rrushin e thatë dhe e lemë gatimin të përfundojë derisa orizi të ziejë plotësisht. Pasi të jetë gati fikim sobën dhe e lemë orizin mbuluar me një pecetë kuzhine. E servirim të ngrohtë duke i shtuar sipër pak majdanoz.
Ju bëftë mirë! Më tregoni nëse e keni përgatitur edhe ju kështu në shtëpitë tuaja. Receta u mor nga N.E.P.S.
Post a Comment