Publikohen dokumentet/ Flamur Noka dhe familjarët e tij biznesmenë, kanë marrë 5 hyrje në Tiranë e Sarandë, si “të varfër e pa strehë”

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, se në foltoren e Sali Berishës po shkon “llumi” i ish-qeverisjes, reagoi Flamur Noka, duke thënë se do të jepte dorëheqjen nga politika dhe mandati i deputetit, nëse në foltore ka 1 ish-drejtues “llum”, që ka bërë korrupsion gjatë pushtetit

të PD.
Sipas dokumenteve që po publikon “Pamfleti”, rezulton se Flamur Noka, është një nga ish-zyrtarët “llum” të pushtetit 2005-2013 të PD, i cili ka përfituar padrejtësisht e me dokumente false, 5 apartamente banimi në Tiranë e Sarandë për veten dhe familjarët e tij, me gjoja status “Të pastrehë e familje të varfëra”Ndërsa dy vëllezërit e tij, njeri më banim në Belgjikë, tjetri në Kukës, motra me banim në Kukës dhe kunata belge me banim në Belgjikë, po në vitin 2007 bashkë me Mulin, kanë marrë apartamente banimi në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke përdorur letra false si gjoja të pastrehë e familje në nevojë.

Vëllai i tij që jeton në Belgjikë, ka marrë apartamenet 121.67 m2 në Sarandë; mirëpo po në të njëjtin pallat, ka marrë apartament 62.83 m2 dhe bashkëshortja e tij Lucina M.G. Faktet, banuese në Lede-Belgjikë dhe pa shtetësi shqiptare, por e trajtuar si e pastrehë e varfër në Sarandë.

Dhe vëllai tjetër, Mevlan Noka nga fshati Novaj Kukës, ka marrë nga Enti i Banesave, hyrje 62.83 m2 po në të njëjtin pallat në Sarandë, me dokumente si “i pastrehë dhe familje e varfër”.

Po kështu, Lule Basha (Noka), motra e Flamur Nokës me banim në Kukës, ka marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, apartament 62.83 m2 po në të njëjtin pallat në Sarandë, me dokumente si “e pastrehë dhe familje e varfër”.

Këto 4 apartamente në Sarandë, i kanë marrë si familje të varfëra, mirëpo në kontratat me Entin Kombëtar të Banesave, thuhet se pagesat i kanë bërë brenda ditës me para në dorë; konkretisht me vlerë 3.2 milionë lekë apartamentet 62.83 m2 dhe me vlerë 5.9 milionë lekë apartamenti 121.67 m2.

FAKT/ Në muajin gusht 2012, vetëm 3 muaj pasi u emërua Ministër i Brendshëm, nga i varfër me banesë sociale, Flamur Noka bleu një apartament 190 m2 te pallati i kuq te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa pas 8 muajsh bleu dhe një vilë 580 m2 në Lalz.

Faktet provojnë, se Flamur Noka është një nga ata ish-drejtues, që Lulzim Basha i quajti “llumi” i pushtetit të PD, të cilët po mbrojnë Saliun, pas vendimit “non grata” që i stampoi DASH.

A do jap Muli, dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nga politika, siç deklaroi publikisht, apo do qëndrojë deri sa ta thërrasë SPAK-u?/Pamfleti

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.