I jepet lamtumira e fundit Mateos/ Qindra njerëz në ceremoni, 8-vjeçari përcillet në banesën e fundit

 Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia.


Vogëlushi që u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji kriminel Klodian Çalamëni dhe u vra e gropos në oborrin e banesës është përcjellë nga qindra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë të ardhur nga zona të tjera.

Të gjithë janë në lot për vogëlushin që u vra tragjikisht nga 38-vjeçari teksa kishte dalë të luante me biçikletë si çdo ditë të fëmijërisë së tij.

Në ceremoni merrte pjesë edhe deputeti Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.