Edi Rama i prerë: Do të votoj pro Shqipërisë së Madhe, me Kosovën do të bashkohemi një ditë!

 


Kryeministri Rama e ka thënë qartë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen një ditë.

Sipas kryeministrit është një referendum i cili nuk e di se kur do të ndodhë, por që vota e tij gjithmonë do të jetë “pro”.

 “Tani kjo është pyetje, apo provokacia?! Se nuk e kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi pas qëndrimit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do beja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës dhe do votoja pro. Nëse do më pyesni a do ndodhja kjo; unë them se kjo do ndodhi, se di se kur dhe se si do të ndodhi. Sot apo..që kjo do të ndodh një ditë, unë them që po. Atyre që mund ta marrim këtë dhe të dalin që të bërtasin; ‘Shqipëri e Madhe’,

fallxhorët nuk gjykohen, nëse unë do hidhja fall, po e hedh me imagjinatë, se nuk shoh filxhan, them se do ndodh. Fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do bëjnë deklarata pas kësaj dhe do thonë; u takuan pas kësaj se do digjet Ballkani, të ngrihet bota se do na sulmojnë shqiptarët. Më ndihmoni dhe ju dhe thoni që foli zëri i fallxhorit, dhe jo zëri i politikanit. Meqë më provokoi Klani i Kosovës, se Klani i Shqipërisë provokoi Albinin, ju përgjigja.”, tha Rama.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti iu përgjigj të njëjtës pyetje duke është se ai do të dëshironte një referendum të tillë.

 “Ka një keqkuptim të bashkimi i shqiptarëve është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh ne. S’mund të vendosemi ne mbi procese historike që na vendos data të tilla.”, tha ai.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.