Hava Kurti është një grua që jeton në Kamëz dhe është e dhu nuar nga djali i saj, i cili tani është 16 vjeç.Gazetarja e emisionit “Goca dhe Gra” ka qenë te shtëpia e gruas, ku nga pamjet duken qartë kushtet e vë shtira ekonomike. Shtëpia është thuajse e prishur, ku Hava jeton në kushte mjerane.
Hava është martuar dy herë, ku martesa e parë ka përfunduar shumë shpejt. Ndërsa martesën e dytë e kujton si vitet më të bukura, ku solli në jetë edhe një djalë.“Një majë shpullë nuk më ka rënë”, thotë ajo për bashkëshortin e dytë. Por pasi i shoqi v diq, djali i saj filloi të mos shkonte rregullisht në shkollë, e kur shkonte bënte debat me mësuesit. Madje ai filloi të ushtronte dhu në, ku e lidhi në oborr me zinxhirët e qenit.
Profesori ia fuste shpulla dhe e la shkollën. Më ka lidhur me zinxhirët e qenit. Erdhi policia, kam shkuar herë pas here te policia. Është k rim. Nuk ke jetë më kur të rreh fëmija. Të afërmit e mi e morën dhe i thanë mos e rreh nënën, futi krahët shtëpisë e ndihmo nënën”, tha Hava.Por jo vetëm kaq, pasi djali u arrestua nga policia pasi së bashku me një tjetër u kap teksa gjuante me armë, duke te rrorizuar njerëzit.
“E kapi policia, kam qëndruar deri vonë se nëna për fëmijën digjet”, tha Hava e cila nuk jeton dot pa djalin. Por sërish ka një kërkesë për policinë: “Mos ma ktheni, m bajeni derisa ti vijnë mend e kokës”.
Post a Comment