Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse në Shqipëri mund të kthehet dënimi me vdekje. Nisur nga ngjarja e Fierit, ku një 38-vjeçar rrëmbeu dhe vrau një 8-vjeçar, Rama nga Rinasi ku zhvilloi një konferencë lidhur me këtë ngjarje maka bre, tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhja që mund të shpëtojë shoqërinë nga këto n gjarje.
“Unë e mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentin, nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Por çështje e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë nga të gjithë vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e parë për heqjen e dënimit me vdekje, të bazuara në shumë analiza që kanë folur qartësisht se jo vetëm aspektin moral të një shoqëritë demokratike të bazuar në kartën universale e të lirive dhe të të drejtave të njeriu, por dhe në asketin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të pa shmangshme ngjarje të tilla.
Fat keqësisht dhe në vende më të zhvilluara i kanë në gjirin e tyre dhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat siç e the dhe siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë, ndërkohë për sa i përket pjesës tjetër në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrje e ka të shkruar legjislacionin më të ashpër.
Çështja është zbatimi dhe ajo që përben një fatkeqësi për ne në shumë vite është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individ që kanë kryer krime ekstreme, por dhe k rime që në mos me vrasje kanë rezultuar në përdhunime, në dhunë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta dhe pastaj i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dhimbje dhe plagë”, u shpreh Rama./tvklan.al
Post a Comment