A duhet të kthehet dënimi me vdekje? Spartak Ngjela jep përgjigjen e prerë dhe tregon prapaskenat nga vrasja makabre e vogëlushit 8-vjeçar në Fier: Defekti kryesor vjen nga...

 Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për vrasjen e vogëlushit 8-vjeçar që tronditi dje Fierin dhe jo vetëm.


I ftuar në emisionin “Breaking’, Ngjela ia ka lënë fajin sistemit gjyqësor të korruptuar.

I pyetur se si mund të parandalohen këto ngjarje të rënda, Ngjela e ka hequr nga mundësinë e dënimit me vdekje, kjo si një kusht i Bashkimit Europian.

“Tek masa e dënimit duhet të përqendrohet gjithçka, por gjykatat janë të korruptuara, të blera.

Nisur nga shenjat ky duhet të jetë pedofil, sepse ka patur edhe një rast përdhunimi tjetër.

Nuk është vetëm dënimi, pas merret dënimi dhe krimi është i rëndë shtetit duhet të ketë survejim.  Organet në Shqipëri ende nuk e njohin përsëritësin. Këta persona nuk heqin dorë nga krimi pasi dalin nga burgu, por këtu nuk ka ndjekje. Këta persona kanë edhe devijacione psikike. “- tha Ngjela.

Ndërkohë, sa i përket dënimit me vdekje Ngjela është shprehur se në Shqipëri nuk po vuhet për këtë masë ekstreme të dënimit, por kryefjala është korruptimi i sistemit gjyqësor.

“Jo . Këtë nuk e kemi hequr ne, kjo është një nga kërkesat kryesore për BE. Amerika ndryshon, disa shtete e kanë dhe janë shtet.

Dënimi me vdekje është hequr për gabimet që kanë ndodhur. Ky dënim nuk ka qenë perfekt. Në Shqipëri nuk vuajmë nga mungesa e dënimit me vdekje, por nga gjykatat e korruptuara.

20% 30% të kriminalitetit në Shqipëri vjen si pasoj e pushtetit gjyqësor të korruptuar. Është blerë goditja penale dhe për këtë jam i sigurt.

Dënimi me vdekje është pamundësi absolute dhe nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe dënimi me burgim të përjetshëm. Por këta nuk japin këtë dënim.

Defekti kryesor vjen nga korrupsioni i pushtetit gjyqësor.”- tha Ngjela.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.