Rusia përgjegjëse për 58% të sulmeve kibernetike në botë, sipas Microsoft

Një raport i fundit, i bërë nga kompania Microsoft paraqet se hakerët nga Rusia po intensifikojnë sulmet kibernetike.
Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i Microsoft për vitin 2021 thotë se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë. Në raport shkruhet se “Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”.Gjithashtu studimi paralajmëron se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit. Sipas Microsoft, objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa më pas vijnë Ukraina dhe Britania. Raporti tregon se pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina. Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave, kurse Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit. Ndërkohë, Kina i ka përqendruar përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e “informacioneve të zbulimit”. Microsoft tha se një pjesë e madhe e përpjekjeve të Pekinit, përmes një aktori kërcënues të quajtur Chromium, u përqendruan në mbledhjen e informacioneve sociale, ekonomike dhe politike në Indi, Malajzi, Mongoli, Pakistan dhe Tajlandë.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.