Gjatë një operacioni anti-drogë në Londër janë arrestuar tetë persona.
Në mesin e tyre është edhe një shqiptar i cili punon si shef kuzhine.
Ata dyshohet se importonin sasi të mëdha të kokainës.
Sipas komunikatës së Specialist Crime Command dhe National Crime Agency, i arrestuar është 39 vjeçari Ermal Shtrezi, i cili banon në Lyndhurst Road, N22.
Shtrezi është me origjinë nga Maqellara e Dibrës, raporton Top-Channel përcjell Klankosova.tv.
Ndaj tij u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.
Pjesa tjetër e të arrestuarve – Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, William Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë britanikë.
Po ashtu u kontrolluan dy ambiente që përdoreshin për qëllime komerciale dhe disa adresa.
Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës.
Post a Comment