Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Mbrojeni veten nga mashtrimet
Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një paralajmërim për qytetarët shqiptarë.“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/”, shkruhet në postimin e ambasadës.Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 skadojnë më 9 nëntor të këtij viti. Më datë 6 Tetor filluan aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi në faqen zyrtare thekson se aplikimet mbyllen më 9 nëntor.“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”. Aplikimi është i thjeshtë. Ambasada u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve. “Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas” (lexo këtu udhëzimet).
Post a Comment