Viti i ri shkollor, Guga: Mësim online, vetëm në rastet e përkeqësimit të situatës .

 

Mësimi plotësues përmbyllet këtë javë për të nisur të hënën më 27 shtator, vitin e ri shkollor. Zv.Ministrja e  Arsimit Nina Guga e ftuar në studion e lajmeve RTSH 24 ka sqaruar se mësimi do të nisë fizikisht në institucionet arsimore, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.


 

Skenarët e tjerë si ai i  mësimit në distancë është shprehur zv ministrja do të vihen në zbatim vetëm nëse do të kemi një përkeqësim të situatës si pasojë e pandemisë Covid -19. Për sa i takon vaksinimit të mësuesve Guga tha se ky proces do të përmbyllet me të dyja doza në fund të muajit dhjetor.Procesi i shpërndarjes së librave ka përfunduar në të gjitha shkollat, ndërsa në fillim të javës së ardhshme ato të publikojnë planin e detajuar, për ndarjen e nxënësve në klasa  dhe mënyrën si do zhvillohet mësimi.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.