Vendimi i FSHF-së, një minutë heshtje në ndeshjet e kampionatit në nderim të Ylli Mihalit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në ndeshjet e kampionatit të kësaj jave të mbahet një minutë heshtje në nderim të mjekut fizioterapist të Kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pak ditë më pare, pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55-vjeçare. Ai u emërua fizioterapist i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1994 dhe për 27 vjet në këtë pozicion ai shndërrohet në një simbol të Kombëtares. Dinamo nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i kryeqytetasve, Bledi Shkëmbi. Ai u shpreh se për të tijtë mungon një penallti. Gjithashtu, ai tha se ekipi duhet të shënonte golin e dytë, në mënyrë që mos të rrezikonte shumë.
Post a Comment