Tension ne doganen e Hanit te Hotit.
Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e së martës. Bëhet fjalë për persona që punojnë në shtetin fqinj. Ata janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe mungesës së certifikatës së vaksinimit. Pala malazeze nuk i ka lejuar ata të kalojnë. Kjo ka shkaktuar tension dhe përplasje me policinë. Nga e marta kanë hyrë në fuqi masat e reja te vendosura nga shteti malazez. Hyrja në fuqi e masave të reja ka sjellë kufizime edhe për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Europës.
Post a Comment