Kjo po konsiderohet si shmangie për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011. Sipas “Novosti”, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura.
Rakiq kërkon reagimin e Vuçiqit Sot në mëngjes, udhëheqësit e Listës Serbe shkuan në pikën kufitare të Jarinjes për t'i dhënë mbështetjen e tyre serbëve që kanë bllokuar rrugën, pas reciprocitetit të targave. Aty janë parë të pranishëm kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
Rakiq i bëri thirrje presidentit serb Aleksander Vuçiq, të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë. Siç deklaroi kryetari i Listës Serbe, ky nuk është një aksion, por një reagim ndaj asaj që bëri Prishtina. "Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione.
Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si të sigurojnë bukë për fëmijët e tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së.
Dhe unë i bëj thirrje presidentit Vuçiq, Vuçiq të reagojë", deklaroi Rakiq. Petkoviç: Ne nuk do të shikojmë në heshtje Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, e vlerësoi si skandaloze sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka dërguar njësitë speciale që nga mëngjesi i hershëm në pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjak me qëllim zbatueshmerinë e masës reciproke për targat.
Petkoviq përmes një reagim iu drejtua Kurtit duke thënë se “populli serb nuk do të vëzhgojë në heshtje atë që po ndodh sepse heqja e këtyre tabelave heq jetën në veri të Kosovës, por gjithashtu se Marrëveshja e Brukselit nuk është një shuplakë nga e cila shqiptarët mund të marrin atë që i përshtatet pa respektuar ajo që nuk u përshtatet atyre. Ose ajo marrëveshje do të respektohet ose nuk do të jetë”. Sipas tij, Albin Kurti tani dëshiron të zgjerojë aktivitetet e tij kur bëhet fjalë për targat KM, PR, GL dhe targa të tjera, të lëshuara nga policia serbe për në Kosovë, në nivelin e Serbisë qendrore.
Post a Comment