"Dukesh si ikonë mode", studentja në Kosovë e komplimenton, Rama: E kam nga halli!
Nuk kanë munguar as komplimentet gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit Rama me studentët e Kosovës. Një studente i tha se në çdo dalje të tij dukej si ikone mode. “Sa herë dilni ju në televizor. Mendoj se je një ikonë e modës se pyetje nuk kam”-u shpreh ajo. “Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë për të sajuar. Por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Kjo vjen nga halli, s’ka lidhje me modën. Por faleminderit.” Iu përgjigj Rama.Ndërkohë kryeministri është pyetur edhe lidhur me kabinetin qeveritar kë kësaj here ndryshe nga mandati i dytë nuk ka përfshirë asnjë shqiptarë të Kosovës. Rama tha se këtë mandat mund të bëhet shtetas kosovar vetë. “ Mandatin e tretë do bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshur. Por nuk do vij për të bërë fushatë dhe për të marrë vota dhe as nuk do vijë të votoj këtu.” tha Rama.
Post a Comment