Shoferët shpejtësi mbi 180 km/h, policia në Sauk gjobit “rebelët” në autostradë

 Policia rrugore ka bërë kontrolle në rrugën Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të shmangur kështu aksidentet, për shkak të shpejtësisë. Mësohet se në Sauk, radarët kanë fiksuar makinat që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara. Për këtë, policia ka marrë masa, duke i gjobitur.




Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli në Sauk, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 182 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 7.000  deri në 25.000 lekë të rinj dhe 2 masa administrative me dyfishin e vlerës maksimale, si shtetas me leje drejtimi të lëshuara nga shtete të tjera. 15 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 121 km/h deri në 127 km/h

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.