Sherr masiv me shkopa druri e hekuri, tifozëve të Interit u ndalohet për 10 vite hyrja në stadium.

 Ndeshja midis Interit dhe Fiorentinës e luajtur mbrëmjen e djeshme ka përfunduar me një episod të shëmtuar ku tifozë të dyja skuadrave janë përleshur keq pas ndeshjes.Ngjarjet ndodhën në “Piazza Alberti” 5 minuta larg stadiumit Artemio Franki. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke arrestuar 18 tifozë të Interit që dyshohet se kishin nisur sherrin.

 


 

Në makinat e tyre, policia gjeti shkopinj bejsbolli dhe hekuri që i përdorën gjatë përleshjes. Tani tifozët e arrestuar do të përballen me një ndalim 10-vjeçar për të hyrë në stadium duke marrë dënimin shembull.Interi fitoi me përmbysje mbrëmjen e djeshme duke mundur violët 1-3 për të marrë kreun e Serisë A.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.