Shega është “mbretëresha e vjeshtës”, vlerat e jashtëzakonshme të saj
Janë të shumta vlerat e shegës. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj. Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla. Sipas Mjekësisë Kineze ngrënia e shegës në vjeshtë na ndihmon të ruajmë lëkurën nga i ftohti i dimrit. Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj. Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror. Shkencëtarët konsiderojnë që ajo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek obezët me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit. Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore. Shega i kthen elasticitetin lëkurës, duke luft uar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si djersitja gjatë natës. Recete anti-plakje me shegë. Përbërësit: kokrrat e ½ shege. 1 lugë çaji me mjaltë. 4 lugë çaji me miell tërshëre. 2 lugë çaji vaj ulliri. Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini të bëhet një masë kompakte. Këtë përbërje më pas vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Post a Comment