Parandalohet sulmi kibernetik në serverat e SHÇBA: Asnjë rrjedhje informacioni .

 

Specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendrorë të institucionit.


 

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale SHÇBA sqaron se është bërë i mundur në kohë të shpejtë bllokimi i këtij sulmi, duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.Sipas SHÇBA, aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.