Papa përshëndet Sllovakinë: “Ju kam të gjithëve në zemër”
Papa Françesku e përfundon udhëtimin e tij apostolik me meshën në shenjtëroren e Šaštín, në solemnitetin e Zojës së Shtatë Dhimbjeve, pajtore e Sllovakisë. Të pranishëm, rreth 60 mijë besimtarë. Në homeli, bën thirrje: “Mos e reduktoni fenë në sheqer, që ëmbëlson jetën. Para Jezusit nuk mund të jemi të vakët”, me dy fytyra. Papa i fton katolikët të jenë gjithnjë për udhë: “Kur Kisha ndalet, sëmuret”. Pastaj, lamtumira: “Ju kam të gjithëve në zemër”. Me Meshën e kremtuar në Shenjtëroren Kombëtare të Šaštin, e cila njihet me emrin “Bazilika e Shtatë Dhimbjeve të Virgjërës Mari”, që në gjuhën shqipe përkon me titullin “Zoja me shtatë hanxharë”, shtegtimi i Papës Françesku në Sllovaki arriti kulmin e edhe përfundimin. Ishte në gjirin e popullit sllovak, pikërisht në ditën kur Kisha kremtonte Festën e Pajtores, në një Shenjtërore, që vjen në kohët tona që nga viti i largët 1564.
Post a Comment