Ngjela përgënjeshtron Berishën: Gënjen kur thotë se ka kërkuar largimin e Bashës në vitin 2017.

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar gënjeshtër deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili deklaroi se në vitin 2017 ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë , Ngjela thotë se fakti që Berisha e ka mbajtur të fshehtë ndaj opinionit publik, e bën më pak të besueshëm. Sipas tij, Berisha ka qasje të politikës komuniste që godet kundërshtarët me konspiracione.
“Një lider historik, nuk plotëson votat që të bëhet deputet, mori fund. Ai qëndroi. E nxorri non grata Uashingtoni. Mes SHBA-së dhe Saliut do zgjedhë Berishën? Basha tha që nuk ka gjë me Berishën, ai të vazhdojë rrugën ligjore, nëse del i pastër le të vijë sërish në parti. Berisha kur ia ka kërkuar pse nuk ia tha popullit. I kam kërkuar dorëheqjen, ai që e kërkon mendon se është rruga më e mirë, ja thotë popullit. Është gënjeshtër. Ne do luajmë rolin e budallait. Saliu ishte me Bashën. Vazhdonte godiste nga katër anët të gjithë ata që ishin në garë me Bashën. Saliu vjen nga politika komuniste. Është politikë staliniane, nuk e njohin faktin. Me fantazitë e tij, i nxirrte të gjithë armiqtë. Dhe ky e nxorri Bashën. E nxorri me konspiracion. Ambasadorja i tha që nuk e hiqni Saliun, do përfundoni të hani bar. Basha duhet ta çonte partinë drejt barit? Kush ka ngrënë bar, Enver Hoxha apo populli” – tha Ngjela.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.