Nga përkujdesja e fëmijëve të mjekëve viktima nga Covid-19 te krijimi i Agjencisë për mediat/ Rama njofton 4 vendimet e para të qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 4 vendimet e para të qeverisë së re. Në këto 4 vendime përfshihen:
-Projektligji për administratën -Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës – Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. -Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur. 

 Ai do të përfshijë në strukturat e Forcave të Armatosurra të fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. “-Sot me projektligjin platforma kthehet në një bazë kryesore zhvillimi dhe kontrolli dhe një urë e hapur komunikimi për ankesat e qytetareve. 

Projektigji do të garantojë veprimtarinë e administratës duke hetuar fakte lidhur me abuzimet me qytetarët. -Projekti tjetër është projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e veçantë me një mbështetje dinjitoze për ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën në mbrojtjen e kombit.


 Do të përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç. Sipas kategorive do të përfitojnë edhe fëmijët prindërit e të cilëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Po ashtu do të përfitojnë fëmijët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në mbrojtjen e rendit publik, ata që janë “Dëshmor i atdheut”. 

Të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18-vjeç. -Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi special e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë. -Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim e cila bazohet në disa modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, qëllimet apo problematikat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Po ashtu agjencia do të sigurojë njohjen e insititucioneve që qeverisjes qendrore. Këto janë katër vendime me një domethënie të veçantë që adresojnë në mënyrë konkrret përkushtimin e qeverisë. 

Që shteti shqiptar të jetë pranë të gjithë atyre që janë në nevojë duke qenë pranë hallkës më të dobët, fëmijëve jetimë. duke e çuar në një nivel tjetër transparencën tonë me median dhe publikun”- tha Rama

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.