“Me legjendën e diplomacisë amerikane”’ / Rama poston foto nga takimi me Henry Kissinger

Kryeministri Edi Rama ka pasur një ditë të ngjeshur me takime e aktivitete në Nju Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Mes personave që ka takuar kreu i Qeverisë shqiptare ka qenë edhe Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i Shtetit në kohën e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford. 

 “Nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger”, shkruan Kryeministri. 

 Ndërkohë, ndër të tjerë Rama është takuar edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell, Presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, atë kroat dhe Zoran Milanoviç.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.