Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës.
Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksjonin e antibiotikëve. Është mjaft efektifv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar mund të luftojë edhe sëmundje të vështira si: Aids dhe kancer. Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmëndjes së botës perëndimore.
Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë. Fara e Zezë kalon edhe në disa thënie të Profetit Muhammed si një ilaç i pazëvendësueshëm ku edhe sugjerohet përdorimi i kësaj bime. Pikërisht për këtë arsye, Fara e Zezë përdoret me shekuj si një ilaç popullor mes popujve musliman
Post a Comment