Berisha nis levizjen”Basha ik”Ambasadorja KIM:SPAK te hetoje.

Në shtator nis lëvizja “Basha ik”, një revoltë e organizuar nga të mënjanuarit e PD, të cilët pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kanë qenë mjaft kritikë me qëndrimet e tyre ndaj kreut të opozitës, duke paralajmëruar një aksion për të ngjallur shpresën në PD.
Një lëvizje e nisur kundër kryedemokratit Lulzim Basha në radhët e selisë blu pas 30 qershorit, duke se do të finalizohet në shtator. Pjesë e kësaj lëvizjeje pritet të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë. Përgjatë ditëve të fundit këto zëra kanë qenë mjaft kritikë ndaj liderit demokrat duke nënvizuar se problemet në PD kanë ardhur pikërisht për shkak të lidershipit të dobët. Ata kanë bërë me faj këtë të fundit për rëniet e pësuara nga partia më e madhe opozitare përgjatë muajve të fundit, duke nisur që nga djegia e mandateve e deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila u përkthye në humbje të bastioneve të djathta në pushtetin lokal.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim diskutoi me drejtuesi i SPAK Arben Kraja për dënimin e politikanëve të korruptuar. “U takova me shefin e SPAK Kraja Arben për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti”, shkroi Kim të mërkurën në Twitter.

0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.