“As që mund ta ëndërronim këtë”, Vuçiq ekspozon pajisjet ushtarake

 Presidenti i Serbisë dhe komandanti Suprem i Ushtrisë Serbe Aleksandar Vuçiq tha gjatë një turneu të ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe se ka një ndryshim i madh  në pajisjet e ushtrisë sot dhe para 10 vjetësh.



 “Ne as që mund ta ëndërronim këtë, helikopterët H145, Mi-35 … të gjitha këto, për të mos përmendur avionët Mig tha Vuçiq gjatë një turneu të ekspozimit të pajisjeve ushtarake, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.


Ai theksoi se kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ishte në Beograd dy ditë më parë, u prit nga gjashtë Mig dhe e shtata e ndoqi atë.


“Ne kishim shtatë aviona të tipit Mig në ajër, vetëm për Merkel. Dhe ne kemi gjithsej 14. Kreu i shtetit serb gjithashtu tha se kanë 25 helikopterë më shumë se më parë.


Ai shtoi se ata janë ende duke punuar në prokurimin e armëve të reja.


“Ka një ndryshim të madh atëherë dhe sot”, tha Vuçiq.


0/Post a Comment/Comments

Widget Random Post No.