Allegri ia kthen Raioles: De Ligt do të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera në Juventus
Massimiliano Allegri këmbëngul se Matthijs de Ligt do të qëndrojë në Juventus edhe për shumë vite të tjera, pavarësisht se agjenti i mbrojtësit, Mino Raiola pretendon se holandezi mund të largohet gjatë verës së ardhshme. De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në një marrëveshje prej 75 milionë eurosve plus 10 milionw bonuse në vitin 2019. Mbrojtësi 22-vjeçar është në qendër të vëmendjes, pasi duket se e ka humbur vendin e startuesit me klubin dhe me kombwtare e tij, shkruan footballitalia, transmeton a-albania.xyz. Kontrata e tij me Juventusin përfundon në qershor 2024, por agjenti i tij Mino Raiola ka zbuluar se klienti i tij mund të largohet nga Juventusi shumë më herët se kaq. “De Ligt mund të largohet nga Juve në fund të sezonit. Kështu funksionon tregu, ka shumë klube të interesuara për ta nënshkruar atë”, tha agjenti italian për Rai Sport. Sidoqoftë, Allegri beson se holandezi do të qëndrojë në Torino për shumë vite. “De Ligt është një lojtar i ri me cilësi, por ai ende ka nevojë të përmirësohet dhe do të qëndrojë për shumë vite në Juventus, pavarësisht se sa ndeshje ai luan”, tha trajneri gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes para Juventusit kundër Milanit. “De Ligt është 22 vjeç. Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai u bashkua me Juventusin nga Ajax kur ishte vetëm 20 vjeç. Pasi mbërriti këtu, dikush shkroi: “Ai është një fitues i ardhshëm i Topit të Artë”, theksoi Alegri. “Djema, duhet qetësi. Ai është 20 vjeç, por fanella e Juventusit është e rëndë. Chiellini ndoshta nuk ishte aq i mirë sa De Ligt në moshën e tij, por në moshën 27-28 vjeç, ai u bë një lojtar i madh. Duhet kohë”, pwrfundoi Allegri
Post a Comment